Miri merr mesazhin e saj: Mos e ndaj fitoren tënde me askënd
Në mbrëmjen e sotme, Mirit i ra Kutia e Pandorës, dhe ai vendosi ta hapë. Nga brenda kutisë erdhi një surprizë e veçantë: mundësia për të takuar vajzën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Takimi ishte i mbushur me emocione për të dy. “Babi, për ne ti je fituesi, por mos e ndaj fitoren me askënd tjetër”, i tha ajo Mirit, duke i dhuruar një moment të veçantë dhe të paharrueshëm. “Ky është motivi pse marr frymë në këtë jetë”, u shpreh Miri, i prekur nga fjalët e bijës së tij.
Burimi:
ntv.al