Miri ka pëlqim për Selin? Reagon bashkëshortja e banorit: Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë…

Miri ka pëlqim për Selin? Reagon bashkëshortja e banorit: Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë…

Bashkëshortja e Armir Shahinit, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për të shoqin në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania. Ajo shkruan ndër të tjera se xhelozia në martesën e tyre nuk ka vend, ndërsa i jep atij të gjithë besimin e saj në lojë. “Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendimin që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty”, shkruan ajo. Ky reagim vjen në një moment kur raporti i Mirit dhe Selin po diskutohet mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë.