Mes dramës familjare, motra e Brooklyn Beckham bën gjestin që preku rrjetin
Shën Valentini këtë vit solli shumë emocione në familjen Beckham, ku një dedikim i veçantë nga Harper Seven për vëllain e saj Brooklyn Beckham tërhoqi vëmendjen e publikut, pavarësisht tensioneve të fundit familjare. Harper Seven publikoi në Instagramin e saj privat një foto bardhezi të vjetër me vëllezërit e saj, duke i uruar atyre Ditën e të Dashuruarve. Në imazh, ajo shfaqet duke përqafuar Brooklyn-in pranë një pishine, ndërsa Romeo dhe Cruz qëndrojnë pas tyre me krahët rreth njëri-tjetrit, në një moment familjar plot ngrohtësi. Krahas fotos, Harper shkroi një mesazh emocional:“Ju dua të gjithëve aq shumë sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë”, duke i bërë tag tre vëllezërve të saj më të mëdhenj. Postimi u ripostua edhe nga Romeo, i cili shtoi një emoji...
Burimi:
argjiroja.net