No Image Available

“Merr flakë si pushka jevgut”/ Institucione dhe organizata dënojnë gjuhën diskriminuese të Arbana Osmanit

Përdorimi i një shprehjeje me ngarkesë përçmuese ndaj komunitetit egjiptian nga moderatorja e emisionit “Ferma VIP”, Arbana Osmani, në televizionin “Vizion Plus”, ka shkaktuar reagime të shumta nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë cilësuar këtë gjuhë si problematike dhe fyese. Në një deklaratë publike, Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome shprehu shqetësimin për ndikimin që kanë këto shprehje në shoqëri, duke theksuar se ato ushqejnë stereotipe dhe paragjykime. “Edhe kur përdoren pa qëllim të drejtpërdrejtë për të ofenduar, shprehje të tilla vazhdojnë të ushqejnë stereotipe dhe paragjykime që prekin dinjitetin e njerëzve”, u shpreh përmes një deklarater publike, Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome. Sipas organizatës, pjesëtarë të komunitetit egjiptian janë ndjerë të ofenduar dhe kanë kërkuar që moderatorja Osmani të kërkojë...