“Më lini të marr frymë…”/ Alaudini përgjigjet për ‘BBVK5’

“Më lini të marr frymë…”/ Alaudini përgjigjet për ‘BBVK5’

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” u mbyll me fitoren e Londrimit, duke shënuar një tjetër sezon të suksesshëm për formatin shumë të ndjekur në vend. Megjithatë, edhe pse finalja është ende e freskët në kujtesën e publikut, vëmendja tashmë është zhvendosur te ajo që pritet të vijë. Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur të pyesin për edicionin e ardhshëm. Kurioziteti i tyre nuk ka munguar as në rrjetet sociale, ku pyetjet për sezonin e pestë janë bërë të shumta. Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, është përballur drejtpërdrejt me këto pyetje gjatë një bashkëbisedimi virtual në Instagram. Një ndjekës e ka pyetur hapur: “A do të ketë BB5?”, duke kërkuar një konfirmim për vazhdimësinë e...