“Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për raportin e saj jashtë shtëpisë
Një rrëfim i papritur ka ardhur nga Benita ku për herë të parë ajo ka pranuar se jashtë formatit ekziston një histori sentimentale që ende e ndjek emocionalisht. Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, këngëtarja tregoi se ndjenjat për këtë person nuk janë shuar, megjithëse ajo nuk është e sigurt nëse ai po e ndjek rrugëtimin e saj në reality show. Sipas Benitës, disa veprime të tij, të cilat ajo i konsideron të gabuara, e kanë bërë të dyshojë për qëndrimin e tij aktual. Ajo zbuloi se bëhet fjalë për një artist dhe biznesmen, i cili ka qenë pranë saj që në fillimet e karrierës, në një periudhë kur ajo ende nuk ishte figurë publike. “Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve,...
Burimi:
argjiroja.net