No Image Available

Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin?

Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër. Internet i fikur. Media e mbyllur. Protesta të shtypura me armë. Dhe megjithatë, në arenën globale, ajo që po ndodh në Iran kalon thuajse në heshtje. Nuk ka mobilizim ndërkombëtar. Nuk ka reagime të forta politike. Nuk ka valë solidariteti që pushton rrjetet sociale. Nuk ka tituj të përditshëm që tronditin opinionin publik botëror. Ka vetëm disa lajme sporadike, shifra të paqarta dhe një ndjesi të rrezikshme normalizimi të dhunës. Pse kjo tragjedi nuk po merr vëmendjen që meriton? Një pjesë e përgjigjes është e pakëndshme, por reale. Jemi desensitizuar. Bota është bërë një zinxhir i pandërprerë krizash, luftërash, masakrash dhe skandalesh. Nga Ukraina në Gaza, nga Sudani në Siri, dhuna është...