Martesa iu kthye në ferr, humbi babain gjatë Covid-it, rrëfimi prekës i Hygerta Sakos
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka ndarë me publikun historinë e saj personale duke prekur tema të ndjeshme si humbja familjare, izolimi gjatë pandemisë, një martesë e vështirë dhe sfidat me të cilat është përballur vajza e saj. Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babanë, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në kulmin e pandemisë COVID-19. Ajo e përshkroi momentin si një nga më të dhimbshmit e jetës së saj. “Është një pamje që nuk e harroj dot. Edhe pse po bëhen gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb shumë,” u shpreh Sako. Hygerta zbuloi se për shkak të masave kufizuese, babai i saj u varros në praninë...
Burimi:
argjiroja.net