Luiz Ejlli futet në shtëpi, banor i vetëm me një tjetër konkurrent? Ja ç’do të ndodhë
Luiz Ejlli futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e dytë. Ai do të qëndrojë disa ditë në shtëpi, por banorëve do t’u thuhet se është banor i vetëm me Artanin. Për ta bërë më të besueshme për banorët, Artani është thirrur “për të hapur kutinë e Pandorës”, nga ku i është thënë se do të jetë një banor i vetëm me Luizin. Nga kutia i është thënë se Artani ka të drejtë që të bashkojë dy banorë të shtëpisë në një, dhe ai zgjodhi Mirin dhe Brikenin. Duke e vazhduar me tej lojën, Ledioni u tha se dy çiftet që luajnë si një banorë shkojnë në televotim. Por kjo ishte pjesë e lojës...
Burimi:
ntv.al