Lorna shpërthen pas daljes nga BBVA: Hija ime ende është aty
Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Lorna, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, disa ditë pasi ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke sqaruar disa aludime dhe komente që kanë qarkulluar për të. Ajo shprehet se, megjithëse kanë kaluar ditë nga largimi i saj nga gara, “hija” e saj vazhdon ende të jetë prezente në diskutimet brenda dhe jashtë shtëpisë, çka sipas saj tregon se emri i saj vazhdon të jetë pjesë e bisedave të banorëve. “Nuk e kam përmendur kurrë fjalën ‘sugardaddy’ askund”, shkruan Lorna, duke mohuar kategorikisht akuzat dhe interpretimet që janë bërë në publik, si dhe duke theksuar se disa prej deklaratave i janë atribuar gabimisht. Në mesazhin e saj, ajo i drejtohet drejtpërdrejt edhe disa prej banorëve...
Burimi:
argjiroja.net