Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin
Situata e Karim Adeyemi te Borussia Dortmund po shkon drejt një epilogu të qartë. Mediat gjermane raportojnë se klubi i Bundesligës ka vendosur të mos i vendosë më pengesa largimit të sulmuesit në merkato e janarit, duke e nxjerrë zyrtarisht në shitje kartonin e tij. Sipas burimeve pranë klubit, Adeyemi ka shprehur prej kohësh pakënaqësi me jetën në Dortmund dhe ka kërkuar transferimin në një qytet më të madh evropian. Kjo dëshirë, mësohet se është ndikuar jo vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga jeta personale e futbollistit, konkretisht nga kërkesa e partneres së tij, këngëtares Loredana, për një ndryshim ambienti. Fillimisht, drejtuesit e Dortmundit kishin refuzuar ta konsideronin largimin e lojtarit, duke e parë atë si një element të rëndësishëm për projektin e skuadrës....
Burimi:
argjiroja.net