Londrimi fton Gjestin të rikthehet në shtëpi për 24 orë: E di që të bie t’i përjetosh traumat…

Londrimi fton Gjestin të rikthehet në shtëpi për 24 orë: E di që të bie t’i përjetosh traumat…

Banori i Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka bërë një thirrje publike dhe mjaft emocionale për ish-banorin e këtij edicioni, këngëtarin Gjesti, duke i kërkuar që të rikthehet në shtëpi, të paktën për një vizitë 24-orëshe nëse ata arrijnë deri në finale. Në një mesazh të drejtpërdrejtë para kamerave, ai iu drejtua Gjestit me fjalë të sinqerta: “Gjesti, ky mesazh është për ty. Nëse je duke e parë këtë dhe nëse ne shkojmë në finale, dëshira ime më e madhe është që të vish për 24 orë dhe t’i kalosh me ne në këtë shtëpi.” Londrimi e pranoi se rikthimi në ambientin e shtëpisë mund të mos jetë i lehtë për ish-banorin, duke qenë se eksperienca brenda saj shpesh shoqërohet me emocione të forta dhe...