Lirimi i Gjestit nga paraburgimi, dalin detajet! Çfarë pranoi ai?

Lirimi i Gjestit nga paraburgimi, dalin detajet! Çfarë pranoi ai?

Një zhvillim i rëndësishëm ka ardhur këtë të enjte nga autoritetet në Prishtinë, lidhur me këngëtarin e njohur Besart Kelmendi, i cili njihet gjerësisht nga publiku me emrin artistik “Gjesti”. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar zyrtarisht se artisti është liruar nga paraburgimi, pas arritjes së një marrëveshjeje ligjore me Prokurorin e Shtetit. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se Kelmendi ka pranuar përgjegjësitë që lidhen me disa vepra penale për të cilat ishte nën hetim, përfshirë “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosjen” si dhe “Asgjësimin apo dëmtimin e pasurisë”. Në këto kushte, sipas Prokurorisë, kanë pushuar...