Limi u jep banorëve të BBVK “lajmin” e papritur: Më duhet të largohem
Një largim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Limi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë format. Vendimi i tij u komunikua drejtpërdrejt nga vetë Limi para banorëve të tjerë, në një moment emocional dhe të qetë, larg toneve dramatike. Ai falënderoi bashkëbanorët për kohën e kaluar së bashku dhe për eksperiencën që, sipas tij, do ta mbajë mend gjatë. Në fjalën e tij para banorëve, Limi u shpreh: “Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”. Deklarata e tij u prit me habi nga banorët,...
Burimi:
argjiroja.net