Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?
Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, i cili u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend gjatë spektaklit të së premtes, duke ngjallur menjëherë kureshtje dhe interes te publiku. Gjatë qëndrimit në lavanderi, Lim Hoti pati një moment emocional teksa u rrëfye para disa prej banorëve për një humbje të madhe personale. Ai tregoi se ka humbur një mik shumë të afërt, një personazh të njohur për publikun, por pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt. Megjithatë, nga fjalët e tij u kuptua se bëhej fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi. “E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh...
Burimi:
argjiroja.net