Ligj i ri për influencerët shqiptarë: Nëse nuk regjistrohesh në QKB, mund të humbasësh llogaritë në rrjete sociale
Nëse fiton para nga Instagrami, TikTok apo YouTube, ligji i ri të trajton si biznes. Ndryshimet e Paketës Fiskale, të botuara në Fletoren Zyrtare, e kanë bërë të qartë se aktiviteti online quhet veprimtari ekonomike dhe nuk konsiderohet më hobi. Sipas ligjit, çdo influencer apo bloger që gjeneron të ardhura duhet të regjistrohet në Qendra Kombëtare e Biznesit dhe të shfaqë publikisht në profilin e tij NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin. Nëse këto mungojnë, aktiviteti konsiderohet i paregjistruar. Administrata tatimore nuk do të bazohet te ndjekësit apo postimet, por te paratë. Identifikimi do të bëhet përmes shumave që depozitohen në llogaritë bankare. Pas një njoftimi zyrtar, influencerëve u jepet afat për të rregulluar dokumentacionin dhe për të publikuar të dhënat në rrjetet sociale....
Burimi:
argjiroja.net