Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Një ngjarje e pakëndshme ka prekur së fundmi jetën private të opinionistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Leonora Jakupi. Edhe pse ajo vijon të jetë e pranishme çdo javë në panelin e spektaklit, raportohet se këngëtarja është përballur me një situatë serioze jashtë vëmendjes së publikut. Sipas burimeve të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu”, banesa e Leonora Jakupit është bërë shenjester e disa personave të paautorizuar disa javë më parë. Ky incident, përveç dëmeve materiale, thuhet se ka shkaktuar edhe shqetësim për artisten, e cila megjithatë ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë angazhimet e saj profesionale pa e reflektuar situatën në ekran. Pavarësisht rrethanave, Jakupi ka vijuar të jetë aktive në projektet e saj televizive, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim ndaj...