‘Lamë me durat tona gjakun e mamit dhe motrës’/ Stelina rrëfen dhunën nga i ati

‘Lamë me durat tona gjakun e mamit dhe motrës’/ Stelina rrëfen dhunën nga i ati

Me një rrëfim tronditës dhe thellësisht prekës, Stelina ndau për herë të parë historinë e dhimbshme të jetës së saj, duke rikthyer një nga episodet më të errëta që ka përjetuar familja e saj. Në një rrëfim që la pa fjalë banorët dhe teleshikuesit, ajo tregoi se si njeriu që duhej të ishte mbrojtja e tyre u shndërrua në “përbindëshin e jetës së tyre”, duke lënë pas trauma, plagë fizike dhe kujtime që do ta shoqërojnë përjetë. “Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e mrekullueshme. Një nga ditët që isha duke luajtur jashtë, dëgjoj të bërtitura. Ngjitem lart dhe e gjej mamin duke paketuar rrobat. Kur kthehet, e shoh që ishte lënduar në fytyrë. Ai...