Labinot Rexha publikon provat: Telefoni i Albës brenda BBVIP Kosova 4

Labinot Rexha publikon provat: Telefoni i Albës brenda BBVIP Kosova 4

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje që pretendon të zbulojë një “aferë” brenda shtëpisë së famshme. Rexha, i cili ka dalë nga spektakli duke e konsideruar daljen e tij të padrejtë, pasi sipas tij kishte marrë më shumë vota pro se kundër që të vazhdonte qëndrimin, ka ndarë një material që ngre pyetje mbi mënyrën e funksionimit të produksionit. Në videon e publikuar, e filmuar sipas Rexhës pa dijeninë e produksionit, shihet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur në duar një telefon që i është gjetur ish-banores tjetër, Alba Pollozhani. Rexha pretendon se ky moment tregon shkelje të rregullave të programit dhe të licencës së “Big Brother”-it të Holandës. “Ja një provë...