Labi hedh akuza të rënda pas daljes: Më thanë se Olsa do të më nxirrte me zarf të zi para finales
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht përmes një deklarate të fortë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e eliminimit të tij dhe duke pretenduar se produksioni kishte qëllim ta largonte para finales. Përmes postimeve, ai ka ndarë mendimet e tij mbi televotimin, përkrahjen e publikut dhe informacione që thotë se i ka mësuar pas daljes nga shtëpia. “E sollët zarfin e zi për Labin që ta stoponi popullin, mos me çu vota kinse do e heqim. U pa nga televotimi dëshira e madhe e produksionit për ta nxjerrë, pasi ishte hera e parë në histori që u bënë vetëm 5 vota nga një telefon dhe televotimi ishte Labi kokë më kokë me gjithë fansat e banorëve mrena dhe nuk...
Burimi:
ntv.al