Ky banor do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”
Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpinë më të famshme në vend. Shkak për këto spekulime është bërë një postim i reperit Lim Hoti në Instagram, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Limi ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin “New chapter”, ndërsa në sfond të fotos shihet qartë logoja e Big Brother VIP. Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se ai mund të jetë banori i radhës që do t’i bashkohet formatit. Postimi, i realizuar në Prishtinë, është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë qindra komente nga fansat e emisionit. Ndjekësit e BBVK e kanë interpretuar këtë veprim...
Burimi:
argjiroja.net