Kutia e Pandorës/ E hap Juela, cila është e mira dhe e keqja që fshihet brenda saj për banoren
Kutia e Pandorës u hap natën e sotme nga Juela. Ajo u vendos para një zgjedhje: 3 emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin. 3 emrat që zgjodhi Juela ishin Greta, Selin dhe DJ Gimbo të cilët do t’i bashkëngjiten Rogertit. Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare “shumë e fortë” “Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte. Greta tha se e priste nga Juela pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët. “E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, tha Greta.
Burimi:
ntv.al