“Ku e ke babin?”/ Përplasja e ashpër mes Rogertit dhe Selin: Hajde në hotel
Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 vijojnë të tensionuara, ndërsa këtë herë në qendër të përplasjes janë bërë Selin dhe Rogerti. Konflikti nisi pasi Rogerti iu drejtua Selin me pyetjen provokuese: “Ku e ke babin?”, duke vijuar më pas me komente të tjera që banorja i konsideroi të papërshtatshme. “Mbaj përgjegjësi për pjesën time. Por jam akoma e shokuar nga reagimi i burrave të tjerë. I kam thënë Rogertit: ‘Selin ka njerëz jashtë’. Sa herë do bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh? Ky është i fiksuar me mua, s’ka mundësi. Është e pamundur ta injorosh,” u shpreh ajo. Nga ana tjetër, Rogerti kundërshtoi akuzat, duke deklaruar se ka qenë Selin ajo që ka përmendur familjen e tij gjatë debatit.
Burimi:
ntv.al