Krizë në lidhjen e Elhaidës dhe Ledianit?
Disa javë pasi Elhaida Dani foli me ndjeshmëri për marrëdhënien e saj me partnerin, Ledian Agalliaj, duke theksuar se dashuria mes tyre ishte “më e thjeshtë se ç’mendojmë”, në rrjetet sociale janë shfaqur sinjale që ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen aktuale të çiftit. Në Instagram, llogaria e Elhaida Danit nuk e ndjek më atë të Ledian Agalliajt, ndërsa nga ana tjetër, profili i tij vazhdon ta ndjekë këngëtaren. Ky detaj, i vërejtur nga ndjekësit, ka nxitur spekulime për një krizë të mundshme mes tyre. Këto ndryshime në rrjetet sociale vijnë në kontrast të fortë me fjalët e Elhaidës në intervistën e saj të fundit, ku ajo rrëfente se, pavarësisht zënkave të zakonshme të një çifti, ndjenja mbetej e fortë dhe e dukshme edhe pas tre vitesh....