Konfirmohet shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone

Konfirmohet shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone

Shkaku i vdekjes së aktorit amerikan James Ransone është konfirmuar disa ditë pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 46-vjeçare. Sipas një certifikate vdekjeje të datës 29 dhjetor, të siguruar nga media PEOPLE më 7 janar, Ransone ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes. Aktori u gjet i pajetë më 19 dhjetor në Los Anxhelos, ndërsa Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit e kishte cilësuar më herët vdekjen si vetëvrasje të dyshuar. Dy ditë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e aktorit, Jamie Ransone, ndau një postim prekës në Instagram, ku i shprehte dashurinë e përjetshme bashkëshortit të saj. “Të kam thënë që të kam dashur një mijë herë dhe e di që do të të dua sërish. Faleminderit për dhuratën më...