Khloe Kardashian për Lamar Odom: Ndjeva një përgjegjësi të madhe për të mbuluar varësinë e tij

Khloe Kardashian për Lamar Odom: Ndjeva një përgjegjësi të madhe për të mbuluar varësinë e tij

Khloe Kardashian ka zbuluar detaje të reja rreth varësisë së Lamar Odom nga droga dhe momentit kur ai pothuajse mori mbidozë. Personazhi 41-vjeçar i reality show-t i ka qëndruar pranë ish-bashkëshortit të saj dhe ish-lojtarit të Los Angeles Lakers, pavarësisht se kishte paraqitur kërkesë për divorc kur zbuloi pabesinë e tij. Të dy u martuan në shtator 2009, vetëm tridhjetë ditë pasi u takuan. Ajo paraqiti kërkesë për divorc në dhjetor 2013, por procesi u vonua dhe u finalizua më në fund në dhjetor 2016. Duke folur në dokumentarin e Netflix-it Untold: The Death & Life Of Lamar Odom, Khloe Karthnasian përshkroi rastet kur ajo dhe nëna e saj, Kris Jenner, e gjenin atë në “konsum të tërbuar droge” dhe e kërkonin në “rrugica ose...