Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për t’u gëzuar. Këngëtarja britanike ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e saj të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Ky do të jetë një rikthim i shumëpritur për artisten, e cila prej vitesh ka qenë më selektive në projektet e saj muzikore. Fituesja e “X Factor” në vitin 2006, tashmë 40 vjeçe, aktualisht është në shfaqje në Las Vegas, ku po performon para publikut amerikan. Gjatë karrierës së saj, Leona Lewis ka publikuar pesë albume studio, ndërsa i fundit, “I Am”, doli në vitin 2015. Ky album arriti vendin e 12-të në Britani dhe të 38-tin në SHBA, duke përfshirë këngë si “Fire Under My...