Kendall Jenner sqaron thashethemet: Nuk jam lesbike, por nuk përjashtoj eksperienca

Kendall Jenner sqaron thashethemet: Nuk jam lesbike, por nuk përjashtoj eksperienca

Kendall Jenner po i vë kapak thashethemeve që e përshkruajnë si një lesbike të fshehtë. Gjatë një episodi të podcast-it In Your Dreams të premten, 9 janar, 30-vjeçarja u shpreh për këtë temë që ka qarkulluar prej kohësh në internet. “Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lesbike,” tha Jenner për moderatorin Owen Thiele. “Doni të dini çfarë më shqetëson? Sa të këqinj janë njerëzit për këtë. Nuk është me një dorë mikpritëse që të thonë, ‘Po, nëse je, mirëseerdhe,’ por është shumë e egër dhe agresive.” Modelja shtoi se, edhe pse nuk e identifikon veten si lesbike, do të ishte e hapur për këtë nëse do të ishte e nevojshme. “E kuptoj që të dalësh hapur nuk është gjë e lehtë për...