“Kam tentuar t’i jap fund jetës”/ Luizi emocionon me rrëfimin gjatë bisedës me Stenaldon

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”/ Luizi emocionon me rrëfimin gjatë bisedës me Stenaldon

Në një bisedë prekëse mes Stenaldos dhe Luizit, ky i fundit ka zgjedhur t’i rrëfejë momentet e vështira që ka kaluar në jetë. Ai u shpreh se një vit përpara se të bëhej baba, kishte humbur të gjitha shpresat dhe shtoi se një moment tentoi t’i jepte fund edhe jetës. “Unë 38 vjeç u bëra baba. Unë isha 37 kur i kisha humbur shpresat. Thoja që nuk ka njeri për mua. Nuk do kem kurrë familje, nuk do jem kurrë kryefamiljar, nuk do jem kurrë një shembull i fëmijës tim. U mësova me këtë dhe e kam vuajtur shumë. Kam jetuar vetëm dhe vetmia, nuk ka gjë më të keqe. Por po u mësove, nuk të prek asgjë. Në vetmi ti kalon gjithçka, kalon në...