“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

Situata mes Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes dyshes, e cila erdhi pas disa akuzave dhe deklaratave kontradiktore të bëra publikisht. Të dy banorët janë përpjekur të sqarojnë raportin e tyre, duke lënë të kuptohet se janë njohur edhe jashtë mureve të shtëpisë dhe se kanë pasur komunikim përmes mesazheve. Megjithatë, versionet e tyre nuk përputhen plotësisht, duke shtuar edhe më shumë dyshimet te publiku. Elijona ka mohuar kategorikisht se mes saj dhe Eduardit ka pasur diçka më shumë, duke theksuar se komunikimi i tyre ka qenë minimal. Ajo pranoi se i kishte shkruar atij para hyrjes në Big Brother, por pa dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen apo...