“Jemi puthur”/ Pasi u doli video, Ina flet për raportin me Keijsin: Në s’kemi qenë të lidhur
Ina ka ndarë me Mirin më shumë detaje rreth raportit të saj me Kejsin, duke sqaruar njëherë e mirë natyrën e marrëdhënies që ka ekzistuar mes tyre para hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjatë bisedës, Ina tregoi se mes saj dhe Kejsit ka pasur një afrim, i cili është konkretizuar me një puthje në një lokal, pak kohë para se ai të bëhej pjesë e formatit. Megjithatë, ajo theksoi se ky moment nuk duhet interpretuar si nisje e një lidhjeje dashurore. Sipas saj, ata nuk kanë qenë kurrë çift dhe nuk kanë pasur një marrëdhënie të konsoliduar. Puthja, siç e përshkroi Ina, ka ndodhur thjesht si një moment spontan, pa premtime, pa vazhdimësi dhe pa angazhime nga asnjëra palë. Ajo i bëri të...
Burimi:
argjiroja.net