“Ishte e tmerrshme” – Ed Sheeran rrëfen momentin kur gruaja e tij kishte kancer gjatë shtatzënisë
Në një rrëfim të hapur dhe emocional, këngëtari i njohur Ed Sheeran ka treguar për momentet më të mira dhe më të vështira të jetës së tij gjatë një episodi të podkastit Friends Keep Secrets me Benny Blanco, Lil Dicky dhe Kristin Batalluco. Sheeran shpalli se dita më e mirë e jetës së tij ishte dasma me gruan e tij, Cherry Seaborn, ndërsa momenti më i vështirë ndodhi në shkurt të vitit 2022, kur gruaja e tij e telefonoi dhe i tha se kishte një tumor. Ajo u diagnostikua me tumor ndërsa ishte shtatzënë me vajzën e tyre, Jupiter. Për gjendjen e saj aktuale, Sheeran tha: “Ajo është mirë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ishte shtatzënë në atë kohë, kështu që ishte e vështirë....
Burimi:
argjiroja.net