Ish-ylli i NBA-së Lamar Odom drejt rehabilitimit pas problemeve me ligjin
Ish-ylli i NBA-së, Lamar Odom, është shtruar në një qendër rehabilitimi, pas arrestimit të tij në muajin janar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Lajmi u konfirmua nga menaxherja e tij, Gina Rodriguez, përmes një deklarate publike të lëshuar të mërkurën, më 28 janar. Sipas saj, Odom, 46 vjeç, ka vendosur vullnetarisht të hyjë në një program trajtimi 30-ditor në një qendër rehabilitimi në Los Angeles, me qëllim që të “rivendoset dhe të përqendrohet plotësisht në shëndetin dhe mirëqenien e tij”. Ky vendim vjen pas një tjetër momenti të vështirë në jetën e ish-basketbollistit, i cili prej vitesh ka qenë i hapur për betejat e tij me varësinë dhe shëndetin mendor. “Pas një incidenti të kohëve të fundit, Lamar bëri një hap prapa për...
Burimi:
argjiroja.net