Ish-çifti, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck surprizojnë me dalje të përbashkët në Los Angeles

Ish-çifti, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck surprizojnë me dalje të përbashkët në Los Angeles

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën sërish së bashku në publik, këtë herë gjatë një daljeje për blerje në Los Angeles, ku i shoqëronte edhe djali i aktorit, Samuel. Pak ditë para Krishtlindjeve, ish-çifti u pa në zonën Brentwood, së bashku me 13-vjeçarin Samuel, fëmija më i vogël i Affleck nga martesa me Jennifer Garner. Ata vizituan disa dyqane në Brentwood Country Mart dhe më pas u ndalën për drekë në një treg të hapur aty pranë. Kjo dalje e përbashkët vjen rreth dy muaj pas ribashkimit të tyre profesional për filmin “Kiss of the Spider Woman”, i cili u prezantua në tetor në Nju Jork. Në premierë, Lopez dhe Affleck pozua­n së bashku në tapetin e kuq, pasi ishin bashkëprodhues të këtij filmi...