Ish banori trondit me deklaratën për Brikena Selmanin: Kishte pëlqim për mua

Ish banori trondit me deklaratën për Brikena Selmanin: Kishte pëlqim për mua

Alesio Alia ka pak ditë që është larguar me vetë-dëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, duke mbyllur kështu eksperiencën e tij në këtë format shumë të ndjekur. I ftuar në emisionin “Top News” me Fiori Dardhën, ai ka ndarë disa detaje mbi përvojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke komentuar edhe raportet me disa nga banorët. Gjatë bisedës, Alesio bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendje në lidhje me konkurrenten Brikena Selmani. Ai u shpreh se gjatë qëndrimit në shtëpi kishte ndjerë se ajo kishte një pëlqim për të. “Brikena kishte pëlqim për mua”, tha Alesio, duke lënë të kuptohet se situata mes tyre mund të jetë interpretuar ndryshe nga publiku. Sipas tij, raporti mes Brikenës dhe Mateo Borrin...