Influencerja e njohur: Nëse më shkruani privat dhe jeni të martuar, mesazhet do t’ua dërgoj grave tuaj

Influencerja e njohur: Nëse më shkruani privat dhe jeni të martuar, mesazhet do t’ua dërgoj grave tuaj

Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur YesJulz ka rikthyer vëmendjen mbi veten, këtë herë duke trazuar jo pak botën e NFL, vetëm pak orë pas përfundimit të Super Bowl LX, ku Seattle Seahawks festuan fitoren e tyre. Gjithçka nisi me një postim të drejtpërdrejtë në platformën X, ku YesJulz iu drejtua lojtarëve të NFL-së me një mesazh që u përhap me shpejtësi virale. Ajo paralajmëroi se nëse ndonjë prej tyre do t’i dërgonte mesazhe private dhe ajo do të zbulonte se ishte i martuar, nuk do të hezitonte t’ua përcillte bisedat bashkëshorteve të tyre. Mesazhi, i shkruar me ton të prerë, u interpretua nga shumëkush si një sinjal i fortë kundër pabesisë dhe sjelljeve të dyfishta në jetën private të sportistëve të famshëm. Reagimet nuk vonuan....