Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri dhunohet nga Finem
Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt fizik, me pasoja serioze për njërin prej tyre. Sipas burimeve të Veriu.info, reperi Finem së bashku me një grup shokësh, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj këngëtarit Butrint Imeri. Si pasojë e dhunes, Imeri raportohet se ka pësuar lëndime të konsiderueshme. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, në rrethana që ende mbeten të paqarta. Burimet bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është paraqitur për trajtim në QKUK, ku ka marrë asistencën e nevojshme. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë këngëtarët...