Ina dhe Keijsi nuk e fshehin simpatinë për njëri-tjetrin, puthje dhe momente romantike në BBVA

Ina dhe Keijsi nuk e fshehin simpatinë për njëri-tjetrin, puthje dhe momente romantike në BBVA

Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania që këtë javë ndodhen në televotim së bashku me Erikun. Megjithatë, pavarësisht presionit të lojës, çifti duket se po e përjeton me qetësi dhe afrimitet situatën brenda shtëpisë. Sapo u zgjuan nga gjumi këtë mëngjes, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Teksa ishte përpara pasqyrës e veshur me pizhame, Ina iu afrua Keijsit, i shtrirë në krevat, dhe i dha një puthje, të cilën ai ia ktheu menjëherë me përqafim. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, çifti shfaqet i afërt dhe i përqafuar, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vazhdon të forcohet edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.