Ikona e papërsëritshme e “Dior” dhe “Margiela”, John Galliano, po vjen të ndryshojë ZARA-n

Ikona e papërsëritshme e “Dior” dhe “Margiela”, John Galliano, po vjen të ndryshojë ZARA-n

Një nga emrat më të mëdhenj dhe më të papërsëritshëm të modës botërore po bën një lëvizje që askush nuk e priste. John Galliano, njeriu që dikur dominonte pasarelat e luksit me teatrin e tij ekstravagant dhe vizionin e guximshëm, po hyn në një partneritet dyvjeçar me ZARA-n. Një bashkëpunim jo “collab” i zakonshëm, por një eksperiment i madh mes artit të haute couture dhe fuqisë së tregut masiv. Ky bashkëpunim nuk e vendos Galliano-n si drejtor kreativ të ZARA-s në mënyrën klasike. Përkundrazi, ai do të punojë mbi koleksione sezonale, duke marrë si bazë pjesë nga arkivat dhe koleksionet e mëparshme të ZARA-s. Ideja është dekonstruktimi dhe rindërtimi i tyre në krijime të reja, një proces shumë i lidhur me ADN-në e tij artistike....