Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
I pari që ka prekur shtëpinë e Big Brother/ Stenaldo bëhet pjesë e lojës, banorët përloten nga historia e tij
Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë. Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh. Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij. Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin. Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet...