I ka refuzuar Yll Limani bashkëpunimin ndonjë artisti për projekt muzikor?

I ka refuzuar Yll Limani bashkëpunimin ndonjë artisti për projekt muzikor?

I ftuar në emisionin Ndryshe”, me moderimin e Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në një intervistë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për Top Albania Radio, këngëtari ka ndarë detaje jo vetëm për projektet e tij muzikore dhe albumin më të ri, por edhe për jetën personale, marrëdhëniet dhe mënyrën se si i sheh bashkëpunimet në industrinë muzikore. Gjatë bisedës, Yll Limani nuk u kursye në përgjigjet e tij, duke reflektuar mbi rrugëtimin artistik dhe pjekurinë që, sipas tij, vjen me kalimin e kohës. I pyetur nëse ka refuzuar ndonjëherë një bashkëpunim me kolegë të tjerë këngëtarë, ai u shpreh hapur se këndvështrimi i tij ka ndryshuar shumë ndër vite. “Bota është shkallë-shkallë,” u shpreh Ylli, duke treguar se...