Humbje e papritur në botën e modës: Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare modelja e njohur
Modelja ndërkombëtare e pasarelave, Cristina Pérez Galcenco, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare, sipas raportimeve të mediave lokale spanjolle. Lajmi është konfirmuar nga disa media prestigjioze, përfshirë El País, El Mundo dhe ABC. Pérez Galcenco, vajza e ish-futbollistit profesionist spanjoll Nacho Pérez dhe Tatiana Galcenco, u gjet e pajetë në banesën e saj në provincën e Málagës, të martën më 3 shkurt. Sipas raportimeve, ajo ishte zhvendosur së fundmi në Caleta de Vélez për të ndjekur një kurs profesional. Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrore dhe se në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjatë viteve të fundit, Cristina kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në botën e modës, duke ecur në pasarelat më të...
Burimi:
argjiroja.net