Humbje e dhimbshme për ish-konkurrenten e “Ferma VIP 2”, i jep lamtumirën njeriut të dashur të familjes
Ish-konkurrentja e Ferma VIP 2, Keisi Medini, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë në rrjetet sociale. Përmes një “story” në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur gjyshin e saj. Krahas një fotografie prekëse, ku shihet duke mbajtur dorën e tij në shtratin e spitalit, Keisi ka shkruar: “Pusho i qetë gjysh”. Keisi, e njohur edhe si “Miss Keisi”, u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në “Ferma VIP 2”, ku arriti të fitojë zemrat e shumë ndjekësve falë natyrës së saj dhe dinamikave që solli në lojë. Ajo ishte një nga konkurrentet më të spikatura të spektaklit, ndërsa rrugëtimi i saj në program përfundoi pas përjashtimit nga Agai. Megjithatë nuk u largua pa një moment emocionues, pasi...
Burimi:
vizionplus.tv