Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Hëna e Re nesër “ndryshon lojën”! Parashikimi i Horoskopit sipas Meri Gjinit: Cila shenjë fiton, cila rrezikon
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Nga nesër kemi një Hënë të re që është totalisht ndryshe. Është një Hënë që do të nxisë nisje të reja, të mbara, te të lindurit në fund të çdo shenje. Në varësi të emocionit është edhe zhvillimi i agjendës së gjithsecilit. Me këtë Hënë të re ndikon edhe Venusi, që do të jetë te Shigjetari, në një hyrje të mirë me Gaforren. Situatat e hatërmbetjeve, gjërat që na kanë mërzitur, i lini pas me një mendje të lehtë dhe vendosni ngjyrat e bukura të fundvitit përpara sherreve dhe debateve. Sot dhe nesër, kujdes me shpenzimet...