Hapet Zarfi i Zi/ Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim, Brikena vendos edhe Mateon

Hapet Zarfi i Zi/ Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim, Brikena vendos edhe Mateon

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother u hap Zarfi i Zi, një nga momentet më tensionuese të këtij edicioni, i cili solli pasoja të menjëhershme për disa prej banorëve. Për shkak të shkeljes së rregullave, produksioni vendosi që Ina, Kejisi dhe Eriku të shkonin direkt në televotim, duke i vënë ata përballë rrezikut të largimit nga gara. Situata u bë edhe më interesante kur në lojë hyri roli i lideres së shtëpisë, Brikenës, e cila gëzonte avantazhin e shpëtimit. Ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme, Inës dhe Stelinës, duke shpëtuar njërën prej tyre nga televotimi. Mirëpo, vendimi i saj surprizoi të gjithë, pasi në vend që të përdorte këtë avantazh për njërën prej vajzave, Brikena zgjodhi të përfshinte edhe...