Hailey Bieber tregon pse stili i viteve ’90 mbetet i pashuar!

Hailey Bieber tregon pse stili i viteve ’90 mbetet i pashuar!

Hailey Bieber ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te eleganca minimaliste, duke u shfaqur me një look tërësisht në të zeza gjatë një darke në Los Angeles. Modelja 29-vjeçare u paraqit me një stil të thjeshtë, por shumë të kuruar, që rikujtonte frymën e viteve ’90 dhe sidomos estetikën e Carolyn Bessette Kennedy. Ajo kishte zgjedhur një këmishë saten elegante, të kombinuar me një minifund minimalist, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e stilit “less is more”. Aksesorët ishin të reduktuar në maksimum, por të zgjedhur me kujdes: një clutch klasik nga Gucci, syze ovale dhe sandale me taka të ulëta nga The Row. Edhe pamja e saj e bukurisë ndiqte të njëjtën linjë, flokët e mbledhur në një topuz të rregullt, lëkurë natyrale dhe...