Greta Kazazi “pa filtra” për Selinën: Nuk do jetojmë bashkë
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka zgjedhur të flasë hapur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të komentuar në vend, duke ndarë detaje që publiku nuk i ka parë gjatë qëndrimit të saj. E ftuar në emisionin “Fiks Fare”, përballë Julit dhe Xhemit, Greta u ndal veçanërisht te raportet me banorët, duke veçuar marrëdhënien me Selinën si një nga më komplekset. Ajo e përshkroi këtë raport si “thikë me dy presa”, duke pranuar se jo gjithmonë ka qenë e lehtë për t’u përballuar emocionalisht. “Jemi dy karaktere të ndryshme, unë më e ndjeshme dhe Selin më e ftohtë”, tha ish-banorja e BBV 5. Në vijim të bisedës, atmosfera u lehtësua me nota humori, kur Juli e pyeti nëse do të mund...
Burimi:
argjiroja.net