Grabitet banesa e opinionistes “BBV”!
Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren. Incidenti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tashmë organet e rendit po hetojnë intensivisht për të gjetur autorët. Ky rast e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve dhe personazheve publikë që janë bërë “pre e hajdutëve” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas një ngjarjeje të ngjashme që kishte përjetuar Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova. Burime pranë Leonorës bëjnë të ditur se këngëtarja...
Burimi:
argjiroja.net