Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!
Raporti mes Selinit dhe Mateos duket se ka pësuar një krisje të fortë pas daljes së Gimbos nga shtëpia të martën, duke sjellë një tjetër përplasje në dinamikat mes banorëve. Situata u tensionua edhe më shumë gjatë debatit të zhvilluar në studio, ku ish-banori ndoqi drejtpërdrejt diskutimin mes partneres së tij dhe mikut të dikurshëm. Gimbo nuk i kurseu kritikat ndaj Mateos, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin dhe sinqeritetin e tij. Ai theksoi se disa deklarata dhe sjellje të Mateos do të duhej të ishin bërë në momentin kur ai ishte ende pjesë e shtëpisë, dhe jo pasi kishte dalë jashtë, duke lënë të kuptohet se koha e reagimit ka qenë e gabuar. Sipas tij, nëse Mateo e konsideronte vërtet mik, duhet ta kishte treguar...
Burimi:
ntv.al