Gazetarja Jonida Shehu rrëfen me lotësh humbjen e prindërve: E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes
Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve. “Isha 23 vjeç kur humba babanë, sapo kisha përfunduar studimet dhe kisha nisur punën. Babi ishte i diagnostikuar me kancer megjithatë ne nuk e kishim menduar që do ikte. Mendonim se çdo gjë do kthehej në normalitet. Të gjitha gjërat u kthyen përmbys dhe kundër nga ç’kisha imagjinuar unë. U deshën shumë vite që gjërat të shkonin në vendin e tyre. Më pas motra jetonte në Prishtinë, vëllai në SHBA, dhe unë mbeta vetëm me mamin”, tregon ajo për humbjen e të atit. Por pak vite më pas ajo do të humbiste edhe nënën, një dhimbje e madhe për gazetaren. “Nuk e kam përtypur vdekjen...
Burimi:
argjiroja.net